Shkolla e Magjistraturës, më datë 2 mars 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “ Rastet e ngacmimit dhe dhunës seksuale si dhe diskriminimit gjinor në vendin e punës, bazuar në detyrimet që rrjedhin nga Konventa C-190 si dhe nga direktiva të tjera përkatëse të BE”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Arta Mandro, Ervin Pollozhani
Lehtësues: Rudi Laze
Qëllimi i këtij trajnimi është: Të drejtat që gëzojnë mbrojtje ligjore në rrugë gjyqësore të lidhura me Konventën 190 të ONP/ILO dhe për parandalimin e diskriminimit, ngacmimit dhe dhunës në marrëdhëniet e punës.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Zgjidhja e kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme; Barra e provës, afati i ngritjes së padisë, të drejtat e punëmarrësve ndaj punëdhënësve, drejta e kthimit ne pune. Dallimi i shkaqeve të paarsyeshme të zgjidhjes së kontratës nga shkaqet e pajustifikuara;
- Fusha e zbatimi i Kodit të Punës per zgjidhjen e kontratave te punes dhe kompetenca lendore e gjykates civile në raport me atë administrative ne këtë fushë;
- Parimi i barazisë dhe mosdiksriminimit në punë në fokusin e standardeve dhe praktikës ndërkombëtare;
- Kodi i punës për parandalimin e diskriminimit në marrëdhëniet e punës dhe Konventa 190 C e ILO;
- Gjetjet kryesore të praktikës gjyqësore në lidhje me zgjidhjen e menjëhershme te kontratës se punës. Problemet praktike;
- Zgjidhja e kontrates ne kohe te papërshtatshme dhe zgjidhja e kontratës me afat te caktuar sipas risive te ligjit nr.136/2015.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës